Nga klasa e para deri në të tretën me prezencë fizike, nxënësit e tjerë mësim nga shtëpia

Advertisment

Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar që nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë nga 1 shtatori të zhvillojnë mësimin nëpër banka shkollore, me prezencë fizike. Ndërkaq për gjeneratat e tjera do të vijojë mësimi online. Ministri i Arsmit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me propozimet e Konmisionit thotë se në shkollat ku ka më pak nxënës nëpër klasa, edhe aty mësimi mund të zhvillohet me prezencë fizike duke respektuar masat anti-covid. Mirëpo ende nuk dihet sa është numri i nxënësve që lejon këtë formë mësimi. Ndyshe propozime duhet të marrin dritë jeshile në Qeveri.

E sipas Ademit, çfarëdo vendimi që të merret duhen bërë ndryshime ligjore, andaj duhet që të ketë Parlament funksional. Sa u përket çerdheve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse informuan se do të diskutohet javën e ardhshme. Intervistën e plotë me Ministrin Ademi mund ta ndiqni pas edicionit informativ, në orën 19:10.

Reklame

“Komisioni thekson si parim që mësimi të zhvillohet nga distanca, online, me dy përjashtime. Përjashtimi i parë është nga klasa e parë deri në klasën e tretë, që do të duhet me pjesmarrje fizike të jenë pjesë e procesit arsimor, dhe përjashtimi i dytë që është me rëndësitë theksohet, që në ato shkolla ku ka numër të vogël të nxënësve në klasë dhe ku mund të respektohen protokollet për një distancë fizike dhe për një organizim të procesit arsimor, duke mos rrezikuar shëndetin e njëri tjetrit. Ata do ta organizojnë procesin arsimor me pjesmarrje fizike.” – deklaroi Arbër Ademi për TV21.