Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

Advertisment

Çmimet e derivateve të naftës do të ndryshojnë sonte në mesnatë. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë ka vendosur që derivatet e naftës të shiten më çmime më të lira.

Benzina Euro Super BS 95 dhe Euro Super BS 98 do të lirohen për gjysmë denari derisa Dizeli për një denarë.

Reklame

Nga sot, Euro-Super BS 95 do të shitet për 67 pikë 50 denarë për litër, Euro Super BS 98 do të shitet 69 pikë 50 denarë për litër dhe euro Dizeli 60 denarë për litër.