Nga nesër punon reparti për pasaporta! Në bazë të cilave kushte do të udhëtojnë atyre që ju ka skaduar afati?

eparti i pasaportave nga nesër përsëri do të punojë pas përditësimit disa ditorë të softuerit. Me lirimin e masave është rritur edhe interesi për udhëtim te qytetarët. Nuk është i vogël numri i atyre që në moment të fundit kanë vërejtur se u ka skaduar afati i pasaportës, thonë nga MPB, duke pasur parasysh se më shumë se një vit nuk i kanë përdorur për shkak të pandemisë.

Kështu që rreth 3 -4 mijë kërkesa ka në ditë dhe andaj do të punohet me orare të vazhduar, në dy nderime dhe gjatë fundjavës. Për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve të cilët për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vazhdojnë pasaportat, Parlamenti solli vendim me të cilin vazhdohet afati i pasaportave dhe ky vendim hyn në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Reklame

“Qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh a kanë pasaportë bullgare apo tjetër, duhet të largohen nga vendi ynë me pasaportë maqedonase, pa marrë parasysh nëse u ka skaduar afati, hyrja do ju lejohet, por për dalje ju nevojitet pasaportë e vlefshme”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.