Nga rinia, te r ënia në dashuri e hyrja në politikë: Një profil ndryshe i ‘Sulltanit’ të Turqisë

Advertisment

Recep Tayyip Erdogan, politikani më kontradiktor në historinë e Turqisë moderne, ka lindur në distriktin e harruar Kasimpasha nga një familje e klasës punëtore që vinte nga Rize, një qytet në bregun e Detit të Zi, më 26 shkurt të 1954. Prej 2 vitesh Turqia kishte aderuar në NATO dhe Partia Demokratike (DP) ishte në pushtet.

Kushtet që kanë përcaktuar formimin e tij

Reklame

Përçarja e thellë që ekziston në Turqi midis aspekteve laike dhe atyre fetare te ashpërsuar në atë periudhë sigurisht që ka filluar në krye të herës e kohës së osmanëve. DP-ja akuzohej se kishte shkelur dy parimet më të rëndësishme e Kemal Ataturkut: pavarësinë dhe laicitetin e plotë të shtetit për të qetësuar bazën e saj. Ndërsa diskutimi lidhur me këto dy parime do të vazhdojë ta konturojë politikën turke deri më sot, ushtria, e vetëemëruar gardiane e Republikës laike kemaliste, e përmbysi qeverinë në vitin 1960.

Pas një procesi gjyqësor, kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministri i Financave u varën. E gjitha kjo la plagë të thella në shpirtin e popullit fetar në Turqi pasi qysh atëhere e pa DP-në si “partinë që ka shpëtuar islamin”. Partitë politike që rivendikonin se ishin në vijueshmëri me DP-në, më pas e përdorën me efikasitet gjithë këtë, siç do të bënte më pas Erdogani. Ata e forcuan më tej këtë pozicion duke theksuar me propagandën e tyre se pas grushtit të shtetit laicist të 1960 ishte Partia Popullore Republikane (CHP), partia themeluese e Republikës.

Erdogani e mbështeti shpesh këtë bindje dhe dukshëm e besoi me sinqeritet qysh nga fëmijëria. Babai i tij ishte një mbështetës i DP-së. Për pasojë, dëshira e thellë e Erdoganit për t’i prerë krahët ushtrisë mund ta ketë rrënjën në fëmijërinë e tij. Më pas do të asistonte në 4 grushte të tjera shteti ushtarake, megjithëse me natyrë të ndryshme, prej të cilëve i katërti u bë pikërisht për të përmbysur atë.

Rinia

Erdoganit ju desh të fillonte të punonte kur ishte akoma në 8 vjeçare. Shiste precells turq, ujë të ftohtë dhe kartolina postare për të kontribuar në bilancin familjar. “Nuk kishim para as për të blerë një biçikletë”, kujton me trishtim. Ahmeti, babai i tij, që ishte Kapiten i Rojes Bregdetare në Stamboll, ishte një prind shumë i rreptë. Mjë herë e ndëshkoi shumë ashpër Erdoganin duke e varur në tavan nga poshtë krahëve tij prej fjalorit jokorrekt. Ishte fetar. E dërgoi Erdoganin në liceun fetar të Stambollit – Imam Hatip Lisesi – si konviktor edhe pse më pas të diplomuarit prej tij nuk kishin të drejtë të regjistroheshin në universitet.

Një shembull i praktikës së ngurtë të laicitetit shtetëror. Kështu, Erdoganit ju desh që të frekuentojë kurset integruese në një shkollë të rregullt për të fituar të drejtën e vajtjes në universitet. Verës Erdogani kthehej në Rize për të ndihmuar në mbledhjen e çajit dhe të lajthive në fshatin fqinj me atë ku i banonte familja. Aty babai i tij, që nuk ishte i kënaqur me rezultatet e tij të shkollës, e dërgoi tek një hoxhë i vendit për të përmirësuar arabishten dhe mësimin e Kuranit. Gjithsesi, nuk ishte gjithçka vetëm mësim pa argëtim. Vitet e liceut filloi të luajë futboll. U bë fiksimi i tij. Nga shokët e tij të skuadrës u quajt “Imam Bekenbaueri”, si lojtari i famshëm gjerman. Luajti futboll për 16 vjet në nivel gjysmëprofesional dhe në skuadra të ndryshme.

Hyrja në politikë

Shpejt do të ketë një pasion tjetër: politikën. Ishte vetëm 15 vjeç kur nisi të marrë pjesë në takimet dhe manifestimet e para të MTTB-së (Bashkimi Kombëtarë i Studentëve Turq) dhe shpejt mori poste me përgjegjësi. Ishte viti 1969, në kulm të Luftës së Ftohtë. Po shfaqeshin lëvizjet e para të majta, ashtu edhe lëvizjet nacionaliste dhe islamiste. Bashkimi ishte pika e takimit e këtyre të fundit. Ata luftonin për të parandaluar përhapjen e komunizmit në Turqi. Midis studentëve universitarë pati përpleshje të armatosura dhe viktima. Ashtu si Erdogani, shumë anëtarë themelues të Partisë për Drejtësi e Zhvillim, AKP, qnë rritur në MTTB.

Në këtë klimë Neçmetin Erbakan, një inxhinier mekanik i ri dhe deputet i pavarur që do të bëhej mentori i Erdoganit, themeloi Partinë e Rendit Komnëtar Islamik, MNP, në vitin 1970, me kuadro islamistë të organizuar në Partinë Demokratike dhe, më pas, në Partinë e Drejtësisë, AP. Qarqe influente islamiste, liderë të adhuruar dhe organizata si MTTB-ja, e mbështetën. Këta qenë kundër laicitetit, kapitalizmit, sionizmit, komunizmit dhe stilit perëndimor të jetës. “Ne nuk jemi as komunistë, as masonë” ishte motoja e tyre. Sipas tyre, kapitalizmi ishte një shpikje e hebrenjve masonë. Qëllimi i tyre ishte të krijohej një union islamik për të mos hyrë në Tregun e Përbashkët Europian. Partia mbijetoi vetëm 15 muaj dhe u shkri pas grushtit të shtetit të vitit 1971, në realitet një ultimatim i bërë për të rivendosur rendin, pas akuzave se kishte një program antilaik. Gjithsesi, MNP-ja kishte hapur rrugën për institucionalizimin e një ideologjie nacional – islamiste të krijuar Erbakani: vizionit kombëtar.

Erdogani do të bëhej një mbështetës i flaktë i Erbakanit dhe i Vizionit Kombëtar të tij deri kur i prish me mentorin e tij dhe bashkëthemeloi AKP-në më 2001. “Po heq fanellën e Vizionit Kombëtar” është një shprehje e famshme e tij e shqiptuar për të siguruar qarqet laike në Turqi dhe për t’i thënë Perëndimit se po e linte prapa krahëve të kaluarën islamiste.

Erbakani autorizua nga drejtuesit ushtarakë që të krijonte një parti tjetër, Shpëtimin Kombëtar (MSP), në vitin 1972 dhe arsyeja është ende objekt diskutimi. Në zgjedhjet e përgjithshme të 1973 MSP-ja siguroi 48 ulëse dhe formoi një koalicion qeverisës me CHP-në. Ky koalicion do të ndërhynte në Qipro në vitin 1974, pas një grushti shteti greko – qipriot në ishull.

Ndërkohë Erdogani kishte mbaruar liceun më 1973 dhe, duke dhënë provimet e kurseve integruese, pati të drejtën që të regjistrohej në universitet. Në bazë të kurrikulumit zyrtar të tij, u diplomua në Fakuletin e Ekonomisë e të Shkencave Administrative në Universitetin e Marmarasë në vitin 1981. Megjithatë opozita ngre objeksionin se ai nuk është diplomuar kurrë në këtë shkollë dhe se dokumentat e tij janë falsë. Ky është argument diskutimesh të ashpra duke qenë se në Turqi nuk mund të bëhesh President pa qenë i diplomuar.

Erdogani u zgjodh Kryetar i MSP-së, Degës Rinore të Stambollit, në vitin 1976, kur ishte vetëm 22 vjeç, dhe e mbajti këtë post deri kur partia u shkriu pas grushtit të shtetit ushtarak më 1980, si të gjitha partitë e tjera politike. Grushti i shtetit kishte qëllim t’i jepte fund dhunës politike në rritje siç ndodhi në vitin 1972.

Rënia në dashuri

Erdogani dhe ajo që do të bëhej më pas gruaja e tij, Emineja, që ka lindur në një familje të thjeshtë me origjinë arabe, u takuan në një manifestim politik të vitit 1977. Erdogani po recitonte poezi fetare dhe Emineja, që më atë kohë ishte 22 vjeç, mbeti shumë e impresionuar nga shfaqja e bukur e tij. Tërheqja qe reciproke. Një mik i përbashkët i prezantoi. Pas pak kohësh vendosën që të martoheshin, por familja e Erdoganit donte për të një grua nga Rize. Sipas miqve të tyre më të ngushtë, Erdogani ishte aq i dashuruar, sa që kur prindërit e tij e refuzuan Eminenë, ai u sëmur dhe humbi shumë kilogram.

Për pasojë, prindërit ia dhanë lejen për martesë dhe të dy u martuan në vitin 1978. Megjithatë në vitin 1996, kur një gazetar e pyeti lidhur me çështjen, ndoshta prej tendencave të tij maskiliste, ai u përgjigj: “Jam i martuar prej 18 vjetësh, por nuk jam dashuruar kurrë”. Me sa duket Emine Erdogani nuk duhet të jetë zemëruar shumë kur në një spektakël televiziv më 2013 ai pohoi: “Jam shumë i dashuruar pas time shoqeje. Nga momenti që e kam parë, ka ndodhur ajo që quhet dashuri, ka qenë si njo goditje korrenti. Dashuria është të humbësh tek tjetri”. Përgjithësisht Erdoganët ecit të kapur dorë për dore edhe në vizitat zyrtare, gjë në fakt e pazakontë për një çift fetar në Turqi. Kanë 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza.

Zgjedhja si kryebashkiak i Stambollit

Grushti i shtetit ushtarak i 1980 kishte ndryshuar prioritetet e ushtrisë. Armiku i ri nuk është më islamizmi, por komunizmi. Drejtuesit ushtarakë kanë kërkuar kështu që të krijojnë një islam të moderuar nën kontrollin e rreptë të tyre për të luftuar komunizmin. E kanë formuluar si “sinteza turko – islamike”. Ky projekt synonte edhe kontrollin mbi lvizjen e sapolindur çlirimtare kurde, duke qenë se një pjesë e madhe e popullsisë kurde është shumë fetare. Ndërkohë Uashingtoni i kishte dhënë jetë të ashtuquajturës politikë të “Green Belt” (Rripit të Gjelbër) të Zbigniew Brzezinski, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të atëhershëm amerikan Jimmy Carte, për frenimin e influencës sovjetike duke e rrethuar me regjime islamike të moderuara. Anipse disa e kanë mohuar ekzistencëm e “politikës së rripit të gjelbër” duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një ide dhe për marrëdheniet me Turqinë si për një teori konspiracioni, është e dhënë faktike se grushti i shtetit i 1980 i hapi rrugën islamistëve dhe Erdoganit ngjitjen në pushtet.

Pas grushtit të shtetit, Erdogani kreu shërbimin e detyruar ushtarak dhe punoi për një periudhë në sektorin privat. U kthye në aktivitetin politik më 1983, me krijimin e partisë së tretë islamiste nga ana e Erbakanit, Partisë së

Mirëqenies (RP). Me fitimin e besimit të Erbakanit, Erdogani u rrit me shpejtësi në parti dhe në 1985 u bë anëtar i Komitetit Qendror Ekzekutiv të RP-së. Në vitin 1989 u zgjodh si kandidat i RP-së në zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, në distriktin Beyoglu. Gjatë fushatës elektorale lejoi për herë të parë gratë në parti që të kenë një rol aktiv në terren. Humbi, por votat për RP-në u rritën ndjeshëm. Në vitin 1994 e ngriti stekën dhe fitoi. U bë kryebashkiak i Stambollit me sloganin “gjithçka do të shkojë mirë, dashtë Zoti” dhe “zëri i masave të heshtura”.

Fitorja e Erdoganit ndaj politikanëve laikë shumë të njohur qe e papritur. Partia e tij fitoi zgjedhjet për kryebashkiak edhe në Ankara e në 6 qytete të tjera. Në zgjedhjet e përgjithshme të 1995, RP-ja u bë partia kryesore dhe formoi një koalicion me Partinë e Rrugës së Vërtetë e qendrës së djathtë. DYP. Erbakani u bë Kryeministër.

Kjo bëri të bjerë këmbana e alarmit midis institucioneve laike. Erdogani i rriti edhe më tej preokupimet e tyre kur ndalo shitjen e pijeve alkoolike në kafenetë e qytetit dhe në pritjet, duke pohuar, nga çka thuhet: “Nuk jam vetëm Kryebashkiaku i këtij qyteti, por edhe Imami i tij”. Organizonte edhe konferenca ku ftonte figura islamistësh ndërkombëtarë si Sheik al Murabid që teorizonte rikthimin e Kalifatit e rë Perandorisë Osmane për luftimin e kapitalizmit. Pavarësisht se mbështetësit e tij qenë shumë të kënaqur me Erdoganin si kryebashkiak i Stambollit, opozita laike e akuzonte për nepotizëm, korrupsion dhe përgatitje terreni për xhihadin nëpërmjet përdorimit të resurseve të qytetit.

Grushti i katërt i shtetit dhe burgu

Nga ana tjetër, pozicionet kundër laicitetit të shtetit të Erbakanit po krijonin shqetësime. Më 28 shkurt 1997, ushtria emetoi një ultimatum prë qeverinë RP – DYP me qëllim që në vendimet për t’u marrë të shmangej “restaurimi i karakterit laik të regjimit”. Rezultati qe që Kryeministri Erbakan u detyrua të dorëhiqej dhe RP-ja u shpall e jashtëligjshme. Ky grusht shteti i katërt u bë i njohur si “grusht shteti pasmodern” pasi rrëzoi një qeveri nëpërmjet presionit, jo gjakderdhjes, dhe inicioi një periudhë masash të ashpra kundër islamistëve.

Në këtë periudhë, duke folur në një miting në Bitlis në dhjetorin e 1997, Erdogani lexoi një poezi: “Xhamitë janë kazermat tona. Minaret janë bajonetat tona. Kupolat janë helmetat tona. Besimtarët janë ushtarët tanë. Allahu akbar. Allahu akbar (Zoti është i madh, Zoti është i madh)”. Kjo shkaktoi një kundërshti të madhe. Për këtë u dënua me 10 muaj burg dhe u ndalua nga shërbimi publik pse kishte shkelur ligjin e laicitetit duke ngjallur urrejtje fetare. Kjo e bëri që të dorëhiqej më 1998 përpara se ta mbaronte mandatin e tij si kryebashkiak i Stambollit.

Mijëra njerëz u mblodhën që ta përshëndesnin Erdoganin përpara se të futej në burg më 1999. Ai i tha turmës: “Kjo këngë nuk mbaron këtu”. Kjo shprehje u bë një prej sloganeve në qarqet islamiste. Pak koh më pas u botua një album me të njëjtin titull dhe me një foto të Erdoganit në kopertinë. Përmbante 7 poezi poetësh islamikë dhe e para ishte “Letër nga burgu”, të gjitha të recituara nga Erdogani me një lloj suksesi. Veç kësaj, në një këngë popullore i këndohej në kor Erdoganit: “Ti je një këngë që do të zgjasë gjithë jetën”. CD-ja shti 1 milion kopje. Erdogani u lirua pas 4 muajsh.

Në fillimin e viteve ’90 Lufta e Ftohtë kishte përfunduar dhe nuk ekzistonte më kërcënimi komunist. Megjithatë në atë kohë kishte nisur një luftë midis pushtetesh mbikombëtarë. Globalistët i shikonin lëvizjet islamiste si një mjet për dobësimin e shteteve kombëtare dhe përhapjen e ideve neoliberalë, kështu që i mbështesnin. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që qëndron prapa grushtit të shtetit të katërt ushtarak në Turqi. Disa ekspertë gjeopolitikë amerikanë si Samuel Huntington kanë deklaruar hapur si Turqia duhet ta mohojë Ataturkun (që nënkupton laicitet dhe shtet kombëtar) ashtu si rusët kanë mohuar Leninin. Për shkak të trashëgimisë osmane, Turqia mund të përfaqësojë vendin qendror për islamin (kjo nënkupton që duhet të ketë një kalif turk). Kështu që ka nevojë për një lider të fortë, një Ataturk të dytë, për transformimin e saj.

Sigurimi i postit të kryeministrit

Në dhjetorin e 1997, Partia e Virtytit (FP) u krijua nga rrethi i afërt me Erbakanin, duke qenë se ai ishte ndaluar të merrej me politikë, por u shkri më 2001. Vetë pas në muaji u themelua tjetër parti islamiste, Partia e Lumturisë (SP), nga të njëjtit drejtues. Në 2001, Erdogani bashkë me një grup të quajtur “Reformatorët” i prishi marrëdhënien me Erbakanin e SP-në dhe formoi AKP-në.

Në 2002 do të bëhet partia e parë, por Erdoganit i ishte ndaluar pjesëmarrja në politikë për shkak të arrestimit të tij të 1998. Por më një amendament kushtetues dhe duke fituar një zgjedhje shtesë, kjo pengesë u hoq dhe në 2003 ai u bë Kryeministër në Turqi. AKP-ja e ka dominuar politikën turke qysh nga zgjedhjet e para të saj më 2002. Ajo e ka rritur konsensusin popullor nga 34 % e 2002, në 46.58% e 2007 dhe 49.83% e 2011.

Në kërkim të bindjes së Perëndimit

Erdogani ka kërkuar me të gjitha mënyrat që ta bindë Perëndimin se nuk ka më ndjenja armiqësore ndaj tij. Ka punuar fort për t’i dhënë prova dhe është bërë kështu i dashur për të. Ka paraqitur kërkesën e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Ka kërkuar që të sigurojë miratimin e pranisë së trupave amerikane e dislokuara në Turqi gjatë pushtimit amerikan në Irak, por nuk ia ka arritur. Në vitin 2004 ka mbështetur planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan për ribashkimin e ishullit të Qipros. Turko – qipriotët e kanë miratuar referendumin, ndërsa greko – qipriotët e kanë refuzuar. I ka dhënë jetë një procesi pajtimi me Armeninë dhe

bisedimeve të paqes me kurdët. Ka ndjekur planin ekonomik të imponuar nga institucionet financiare perëndimore, ka qeverisur në inflacion dhe ka inkurajuar investimet e huaja.

I ka sjellë përfitime të mëdha edhe bazës së tij elektorale duke i dhënë fonde e privilegje dhe me këtë ka krijuar një klasë të mesme të pasur. Kjo e ka rritur polarizimin midis kampit islamist dhe atij laik.

Në vitin 2008 AKP-ja ka miratuar në Parlament një amendament që e heq ndalimin e shamisë së kokës në kampuset universitare. Drejtuesit islamistë po bëhen dominues në aparatet e burokracisë; Erdogan edhe po ua pret krahët ushtrisë duke i bërë ushtarakët më përgjegjës ndaj gjykatave civile. Të gjitha këto gjëra e kanë rritur fërkimin midis Erdoganit dhe institucioneve laike.

Perëndimi i jepte ankora besim Erdoganit. Në profilin e tij të vitit 2011 në revistën TIME lexohej: “Është e vërtetë, ai ka treguar edhe një qëndrim autokratik, duke kaluar mbi kundërshtarët e tij politikë, duke burgosur armiqtë dhe frikësuar mediat…

Kritikët e tij thonë se qeveria e Erdoganit censuron internetin, vë në rresht ligjvënësit dhe ndërhyn në institucionet akademike. Por për admiruesit e tij këto difekte zbehen përpara sukseseve të tij. Demokratike, ekonomikisht në rritje dhe e admiruar në nivel ndërkombëtar: ndërsa modeli politik ecën përpara, Turqia bëhet gjithnjë e më e papërmbajtshme për të gjithë ata që heqin nga shpatullat dekada qeverisjeje autoritare e varfërimi – dhe për perëndimorët e preokupuar se çfarë mund të bëjë më pas ky popull”.

Në 2013, oficerë të shumtë të lartë të burgosur përjetë pse tentuan të përmbysin AKP-në u bënë të njohur si “afera Ergenekon”. Këta shtypën ashpërsisht protestën e manifestuesve që synonin të mbronin Gezi Park, një zonë e gjelbër e Stambolli e prekur nga një projekt ndërtimi. Në të gjithë vendin shpërthyen manifestime antiqeveritare dhe mijëra njerëz mbetën të plagosur në përleshje. Turqia ka eliminuar edhe ligjet që ndalojnë gratë të mbajnë shami në selitë e institucioneve shtetërore. Ka filluar një hetim për korrupsion në rrethin e ngushtë të Erdoganit. Gjatë këtij hetimi qeveria ka larguar 350 oficerë policie dhe në fund vetë hetimi është ndërprerë. Erdogani ka akuzuar Fetullah Gylenin, një klerik turk që ndodhet në ekzil në Shtetet e Bashkuara, por që ka një pushtet të fortë në Turqi. Deri në ngjitjen e tij në pushtet kishin bashkëpunuar. Më pas Erdogani ka nisur t’i eliminojë drejtuesit e tij.

Në vitin 2014 Erdogani ka kandiduar për postin e Presidentit, edhe pse roli i tij është vetëm ceremonial. Në bazë të rregullave të partisë nuk ishte e mundur të garohej për një mandat të katërt. Falë amendimeve të 2007 për herë të parë një President është zgjedhur nga populli dhe jo nga Parlamenti. Pas fitores së tij ka njoftuar se do të miratohet një kushtetutë e re pas zgjedhjeve parlamentare të 2015. Kjo është interpretuar si një synim i qartë për të zgjeruar pushtetet e tij.

Në vitin 2015, për herë të parë për shkak të koalicionit informal të opozitës – me përfshirjen e kurdëve të HDP-së – që synonte ta shmangte planin e Erdoganit për një presidencë me pushtete të plota, AKP-ja nuk ka arritur të sigurojë mazhorancën në Parlament. Megjithatë, opozita nuk ka arritur të formojë një koalicion qeverisës për shkak të nacionalistëve të MHP-së. Në zgjedhjet e parakohshme të nëntorit, AKP-ja e ka fituar sërish mazhorancën në Parlament.

Më 15 korrik 2016 ndodhi një tentativë grushti shteti ushtarak. Ndërsa natyra e vërtetë e saj është ende mister, Erdogani e ka tejkaluar falë mbështetjes së qarqeve nacionaliste të ushtrisë, duke qenë se e shikonin si një komplot të Perëndimit. Thuhet se Erdogani ka marrë edhe mbështetje nga Moska dhe ky ka qenë fillimi i miqësisë së tij me Presidentin rus Vladimir Putin.

Erdogani ka akuzuar Fetullah Gylenin dhe ka kërkuar ekstradimin e tij nga Uashingtoni, por më kot. Ka filluar një gjueti shtrigash duke shkarkuar mijëra ushtarë, oficerë policie, mësues, gjykatës dhe funksionarë civilë nga vendet e tyre të punës, duke i burgosur dhe duke i vënë nën hetim për bashkëpunimin e supozuar të tyre me puçin dhe me Lëvizjen e Gylenit.

Ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare. Në prillin e 2017 në këtë skenar është mbajtur një referendum kontravers kushtetues. Me një diferencë të vogël, abrogimi i figurës së Kryeministrit dhe kalimi i pushteteve ekzekutive Presidentit është miratuar pavarësisht protestave të opozitës, sipas së cilës qenë verifikuar mashtrime elektorale.

Në zgjedhjet presidenciale e 24 qershorit 2018 Erdogani ka fituar shumicën e votave në mandatin e tij të dytë, falë bashkëpunimit të tij me partinë nacionaliste MHP dhe sërish pavarësisht protestave të opozitës, sipas së cilës votimet nuk kanë qenë korrekte. Pas inaugurimit të 9 korrikut, Erdogani ka marrë pushtete të zgjeruara presidenciale, sipas të cilave Turqia e ka modifikuar sistemin e saj nga parlamentar në presidencial.

Gjithsesi, në vitin 2019 ekonomia është ngadalësuar, inflacioni është ngjitur në 20%, kurse papunësia ka arritur nivelin 15%. Pavarësisht se partia AKP e Erdoganit ka fituar zgjedhjet lokale të 21 marsit në nivel kombëtar, prapëseprap ka humbur qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Antalia, Adanaja dhe Diarbekiri. Si ish kryebashkiak i qytetit, humbja e Stambollit për Erdoganin ka qenë një goditje e fortë. Një herë kishte thënë: “Të humbasësh Stambollin është si të humbaësh Turqinë”. AKP-ja i ka ankimuar rezultatet, por përsëritja e zgjedhjeve ka çuar në një sukses edhe më të madh të kandidatit të partisë CHP Ekrem Imamoglu dhe tani është ai ylli i ri politikës turke.

Veç kësaj, Erdogani përballet me sfidën e kolegëve të tij të vjetër. Ahmet Davutoglu, që u detyrua të dorëhiqet si Kryeministër në majin e 2016, po formon një parti të tijën. Ministri i mëparshëm i Ekonomisë dhe

Zëvendëskryeministri, Ali Babaxhan, po organizon edhe ai një parti të re me mbështetjen e tij që dikur ishte një mik për kokë i Erdoganit, Presidenti i mëparshëm Abdullah Gul.

Në këtë klimë, me intensifikimin e mosmarrëveshjes me Perëndimin dhe qarqet properëndimore, afërsia e tij me Putinin dhe qarqet proruse në Turqi po rritet.

Përgatiti: Armin Tirana