Nga shkollat, restorantet e deri te kufijtë, BE-ja plan me tri faza për rihapjen pas izolimet

BE-ja ka hartuar planin për hapjen graduale, pas izolimit më shumë se njëmujor. Plani parashikon 3 faza.

Faza e parë ka filluar më 14 prill, me hapjen e bibliotekave dhe të kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill, me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

Më 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Më 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, të mobilieve dhe të veshjeve, por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierët dhe berberët, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe të sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe për shkollat fillore.

Në dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe e teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe përfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan që mund të ndryshojë në varësi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen.