Nga shperthimi i një granate, lëndohet prindi i Boban Iliçit ?!

Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë kundër rrufeve.

Informacioni për Sitelin u konfirmua nga drejtori Adnan Xhaferovski, i cili thotë se njëri prej punonjësve kaloi me lëndime të lehta, ndërsa tjetri vetëm me gërvishtje dhe është jashtë rrezikut.

Reklame

Rasti ka ndodhur në Sveti Nikollë.

Sipas burimeve nga policia e Kumanoves, njëri prej të lënduarit është personi me inicialet G.I, babai i Boban Iliçit nga Kumanova, vrasësit të vogelushit Almir Aliu.

Raketat u zhvendosën në një vend të sigurt pas incidentit. Incidenti u konfirmua nga Ministria e Brendshme, por deri më tani nuk ka detaje sepse ende nuk është kryer një inspektim