Ngjarje e rëndë në kryeqytet, vajza vritet nga kunati me armë zjarri

Advertisment

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Bathores, ku një vajzë ka humbur jetën pasi është sulmuar nga kunati. Sipas raportimeve të policisë, dyshohet se gjithçka ka ndodhur për një konflikt të çastit.

Megjithatë, çështja është ende në hetim dhe nuk janë zbardhur ende detaje. Shtetasi me iniciale A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën me iniciale J.H. Policia po vijon punën për kapjen e autorit.