Plagoset për vdekje me thikë 43 vjeçari nga Likova

Advertisment

Nje ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në komunën e Likovës në Kumanovë.

Sipas asaj që raporton Telegrafi, shtetasi me inicialet J.S. ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi me thikë ndersa autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar.

Reklame

Raportimet e para flasin për një sherr mes dy personave, ndërsa viktima mësohet se është goditur disa herë me thikë duke humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet policore dhe po punojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.