Ngrihen kanalet e Amsterdamit, njerëzit dalin për patinazh

Advertisment
HTML Image as link

Dhjetëra qytetarë kanë dalë për të bërë patinazh në kanalet e Amsterdamit këtë të shtunë, teksa akulli i ngriu.

Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer Evropën lejuan që të bëhet patinazh në një pjesë të kanalit “Prinsengracht” për herë të parë që nga viti 2018, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Reklame

Njerëzit patinuan midis dy urave afër pikës referuese Westerkerk. Por më tej përgjatë kanalit, akulli ishte shumë i hollë për të patinuar.

Kjo bëri të njerëzit të dynden në liqene dhe kanale të ngrira për të shijuar akullin përpara se të fillonte të shkrihej ditëve në vijim.