Ngrohtë deri të shtunën, nga e diela rënie e temperaturave

Mot me diell me temperatura mbi mesatare për këtë periudhë të vitit do të mbajë deri të dielën kur përsëri pritet rënie më e ndjeshme e temperaturave, veçmas atyre gjatë ditës.

Temperaturat maksimale ditore të shtunën do të arrijnë 23 gradë ndërsa të dielën do të ulet në shtatë gradë më poshtë, pra në 16 gradë Celcius.

Të hënën dhe të martën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 14 gradë Celcius.