Nidal Salim: Tetova meriton ndryshe, kemi ardhur nga Zvicra për ta mbështetur prof. Sadi Bexhetin

Prof. Dr. Nidal Salim, drejtor dhe themelues i Institutit Global për Ujë, Mjedis dhe Shëndet në Gjenevë të Zvicrës sot në një konferencë me mediat në Tetovë ka theksuar se do të mbështes dhe ndihmojë profesorin Sadi Bexheti për një Tetovë ndryshe,e cila meriton zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët e saj. Salim është këshilltar i prof.Sadi Bexhetit, kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës, përcjell INA.

“Kemi ardhur këtu nga Zvicra për të mbështetur profesorin Sadi Bexheti për fushatën e tij. Ti ndihmojmë atij për të përmirësuar planin e zhvillimit për Tetovën dhe rajonin e Tetovës, kryesisht në temat për rritjen e furnizimit me ujë, të bëjmë sistemin më efikas. Të zhvillojmë infrastrukturën e ujit dhe infrastrukturën e ujrave të zeza.Të realizojmë plan për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave. Gjithë kjo do jetë edhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara me seli në Gjenevë dhe Qeverinë zvicerane, për të siguruar kushte dhe cilësi më të mirë të jetës së njerëzve”, theksoi Salim.

Sipas tij, fokusi do të jetë edhe në planin e zhvillimit ekonomik për mbështetjen e bizneseve, agrobiznesit dhe projekte për ambientin jetësor, për të siguruar kushte për një jetë më të mirë dhe më cilësore për njerëzit.

Ai tha se duke e njohur profesor Sadi Bexhetin, kapacitetet e tij intelektuale dhe menaxheriale, ai do të sjellë ndryshimin dhe shpresën për Tetovën dhe njerëzit e saj. “Ne do të ndihmojmë në hartimin e projekteve dhe thithjen e fondeve për ti zbatuar ato. Do të ndihmojmë në atë se çfarë i nevojitet kësaj komune, çfarëdo që të ketë nevojë, ne do të jemi këtu. Ne do të kemi agjencione të fondeve që do të ndihmojnë Tetovën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në këtë vend. (INA)

https://www.facebook.com/watch/?v=608982360099322