Nijazi Muhamedi: Fitorja e Vetëvendosjes e dobishme pë Kosovën

31
#

Edhe analisti politik Nijazi Muhamedi vlerëson se zgjedhjet në Kosovë ishin të sukseshme. Madje ai vlerëson se me humbjen e partive që deri sot kanë qeverisur më Kosovën, thyhen ndarjet fisnore që ishin krijuar me vite, dhe skena politike po etablohet në dy tabore.

Nijazi Muhamedi, analist politik: Është një fitore e dobishme për të gjithë. Megjithatë një qeveri që duhet të jetë sa më tepër pragmatike, nuk mund të bëjë reforma sistemore sepse i duhen mbi 80 vota. Megjithatë për situatën kritike që është në Kosovë, qoftë në planin ekonomik, social dhe hapjen e bisedimeve me Serbinë, Kurti e dha qëndrimin shumë interesant, njohjen reciproke të gjithë këmbimit tregtar, të ma njohësh marrëveshjen tregtare, do të ta njoh marrëveshjen tregtare, ato janë elemente që do ta shpiejnë Serbinë ta njohë Kosovën në mënyrën më të kulturuar.”