Nikolla Dimitrov: Deklaratat që mund të shkaktojnë ofendim apo shqetësim tek fqinjët, nuk ndihmojnë

Advertisment

Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë fqinje flet për histori të përbashkët që i ndërlidhë dy popujt. Në shekullin 21 në Evropë, e drejta e vetëvendosjes dhe vetëdeklarimit nuk mund të kontestohet, deklaroi për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, pas deklaratës së ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nëse Komisioni i përzier nuk arrin pajtueshmëri për çështjet e hapura historike.

Dimitrov për REL tha se duke e pasur parasysh vizionin për të ardhme të përbashkët evropiane si popuj dhe fqinj të afërt, është i bindur se me forca të përbashkëta duhet të punohet në zgjidhje të cilat do të sigurojnë respekt dhe dinjitet për të dyja palët.

Reklame

“Ajo është politikë përgjegjëse dhe e pjekut, ato janë vlerat evropiane. Deklarata që mund të shkaktojnë ofendim apo shqetësim tek fqinjët, nuk ndihmojnë. Historia do të na mbajë mend sipas asaj se si jemi sjellë ndaj të ardhmes”, theksoi Dimitrov.

Sipas tij, pranimi i të kaluarës, por edhe të tanishmes, një proces fisnik që e filluam me Bullgarinë, duhet të bazohet mu në këtë të drejtë, si për heronjtë nga e kaluara të cilët janë me rëndësi të madhe për të dyja palët, ashtu edhe për gjeneratat e sotme.

Theksoi se Marrëveshja flet për respekt dhe miqësi të ndërsjelltë, si dhe për ndihmë nga ana e Sofjes në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.