Komisioni zgjedhor universitar ka shpallur Vendimin për vërtetimin e kandidatit të zgjedhur për rektor të Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, sipas të cilit rektor i USHCM u zgjodh profesori i deritanishëm dhe aktual dr. Nikolla Jankullovski nga Fakulteti i Mjekësisë.

Në Vendim, KZU thekson se bazohet në rezultatet e mbledhura nga votimi i fshehtë që u mbajt në njësitë brenda USHCM. Pjesë përbërëse e Vendimit është edhe Komisioni zgjedhor universitar ka shpallur Procesverbali i KZU nga rezultatet e mbledhura nga votimi, i nënshkruar nga shtatë anëtarët e Komisionit, sipas të cilit Jankullovski ka fituar 3.604.454 pika, transmeton MIA.

Më pak nga shtatë kandidatët për rektor të USHCM ka fituar kandidati, Jane Acevski (89.902 pikë).

Është theksuar se në bazë të nenit 182 nga Statuti i USHCM deri te Komisioni mund të parashtrohet ankesë ndaj Vendimit në afat prej tre ditëve punuese.