Nikollovski demanton se drejtoresha e prekur nga korona virusi ka qenë në dasmën e tij

Sekretari gjeneral i LSDMsë, Ljupço Nikollovski përmes një statusi në FB ka demantuar lajmin se drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës ka qenë në dasmën e tij gjatë këtij uikendi.

Siç shkruajtën disa media maqedonase, thuhej se Nina Caca Biljanovska, drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të lëkurës, ka qenë mysafire në dasmën e sekretarit gjeneral të LSDMsë Ljupço Nikollovski, i cili u martua gjatë uikendit që lamë pas.

Reklame

Por këtë e demanton vet Nikollovski duke i quajtur këto media si burime të lajmeve të rreme.

Tërësisht demantoj gënjeshtrat e publikuara nga disa media të caktuara, të njohura si burim të lajmeve të rreme për karantinë të funksionarëve të LSDMsë lidhur me korona virusin. Janë të rreme lajmet se drejtoresha me simptoma të virusit ka qenë në mbledhje partiake dhe koordinime, e gënjeshtër edhe më e madhe është se ka marë pjesë në dasmën time.
Apeloj, opinioni, qytetarët të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe vazhdimisht të njoftohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë, dhe ministrit Filipçe i cili vazhdimisht po njofton për gjendjen me virusin Kovid 19. Institucionet po bëjnë gjithçka dhe janë të përgatitur me rrezikun për shpërndarjen e virusit, ka shkruar Ljupço Nikollovski.

Ndryshe sot u konfirmua se mjekja Biljanovska ka qenë për vizitë në Itali dhe është prekur nga korona virusi. Ajo për 5 ditë me radhë ka punuar rregullisht në klinikën e saj dhe ka patur kontakte me gjithë personelin mjekësor, duke përfshirë dhe pacientët. I gjithë spitali është izoluar ndërsa pacientët pritet të lëshohen për kurim shtëpiak. /zhurnal/