Nikollovski do të kërkojë shkarkimin e Dimovës në seancën e ardhshme qeveritare

Advertisment

Zëvendëskryeministri për Lu ftë Kundër Korrupsionit dhe Kr imit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore Ljupço Nikollovski në seancën e ardhshme qeveritare do të kërkojë shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet Lidija Dimovën.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk mbrëmë ka shkruar se ka qëndrim të kundërt prej Dimovës dhe se ajo duhet të japë dorëheqje.

Reklame

“Drejtoresha Lidija Dimova, konsideron se nuk duhet të japë dorëheqje, por unë kam qëndrim të kundërt. Në seancën e ardhshme qeveritare do të kërkoj dorëheqjen dhe shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet”, ka shkruar Nikollovski në Fejsbuk.

Pasi në opinion dolën informacione se Dimova ka ndarë 270 mijë euro në parukierie, Nikollovski ka kërkuar nga ajo para opinionit t’i prezantojë të gjitha informacionet për rastin me ndarjen e mjeteve financiare të Bashkimit Evropian.

Dimova në konferencë për shtyp tha se nuk jep dorëheqje dhe se për programi “Erazmus plus” mund të aplikojë secili. Fituesi i grantit prej 270 mijë euro Zoran Zllatanovski, i cili gjithashtu mori pjesë në konferencë për shtyp së bashku me Dimovën, deklaroi se është lajm i rremë se grantin e ka fituar një parukeri, sepse ka aplikuar me firmën “V.E.Z trejd” e cila ka llogari të veçantë dhe është dedikuar për projektet për Erazmus.

Me rastin është njoftuar edhe Komisioni Evropian.

“Të gjitha akuzat për keqpërdorim po shqyrtohen dhe atje ku bëhet fjalë për fonde të BE-së, çdo shpenzim i parregullt do të identifikohet dhe do të kthehet mbrapa”, deklaroi para pak kohe për MIA-n, Suzan Konze, zëdhënëse e KE-së.