Ninxha: Urdhrat për në Kuvend, nga VMRO-ja

Urdhrat për hyrje në Parlament erdhën nga VMRO DPMNE-ja dhe policia.

Nisma “Për Maqedoni të përbashkët”, nën të cilën u organizuan protestat, ka qenë e organizuar nga partia, ndërsa drejtuesit kanë qenë fiktiv. Këtë në gjyqin për organizatorët e të enjtes së përgjakshme e pohoi Aleksandër Vasievski-Ninxha, i cili u dënua me tetë vjet burg për incidentet në Kuvend. Ai më 27 prill ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe ka parë ish zyrtar të qeverisë dhe të partisë. Ai ka vërejtur se si ata përmes telefonit e kanë koordinuar hyrjen në Kuvend.

Reklame

Mitko Çavkov ka kontaktuar me shefat e atëhershëm. Ai urdhëroi Mitko Peshovin policia të veprojë pasivisht. Mile Janakieski bisedoi me deputetët, bisedoi me Krsto Mukoskin. Spiro Ristovski me drejtuesit e “Për një Maqedoni të përbashkët” me Bogdan Ilievski – Betman. Biljana Brishkovska ishte e zhgënjyer që Antonio, Ilia dhe Johan nuk shkaktuan incident, kështu që ajo urdhëroi Trajko Veljanoskin të hapte dyert”-pohoi Aleksandar Vasilevski- Ninxha

Pas zgjedhjeve, nëse KSHZ do t’i kishte pranuar ankesat e LSDM-së atëherë ka mundur të ndodh 27 prilli, tha Ninxha. Kurse, pas incidenteve në Kuvend, në VMRO DPMNE me ish prokurorin republikan, Marko Zvërlevski janë dakorduar dënime më të vogla. Sipas avokatit Elenko Milanov, Ninxha nuk është dëshmitar relevant dhe për herë të pestë jep rrëfim të ndryshëm.