Nipi 19 vjeçar e rreh dajën në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arrestuar një 19-vjeçar nga Tetova pasi paraprakisht një 57-vjeçar ka raportuar se ai, gjegjësisht nipi i tij, e ka sulmuar fizikisht.

“Me datë 13.05.2022, personi A.A. (19) nga Tetova është ndaluar nga zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë pasi që personi I.E. (57) nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.20 në rrugën “107” në Tetovë është su*lmuar fizikisht nga nipi i tij A.A.

Reklame

Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe do të vijojë nj parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.