Nis vendosja e tabelave në gjuhën shqipe

Pa humbur kohë, ashtu siç u paralajmërua dy ditë më parë, ka nisur tashmë vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe.

Një ditë më parë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi nënshkroi vendimin. Konfirmimin e bëri të dielën drejtori i NP Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Bekim Memeti i cili gjatë kryerjes së funksionit ka realizuar edhe shumë projekte infrastrukturore në shumë zona shqiptare.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Tabelat në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase por do të jenë të shënuara edhe në shqip. E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.

Ky është një veprim i koordinuar mes institucioneve ndërsa do të vazhdojë të realizohet në gjithë vendin.

E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot ndërsa do vazhdojë deri në realizimin e plotë në çdo cep të shtetit. Ndryshe dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut “Bekim Memeti deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut. Tetovasot