Nisë terapia e re kombinuar në Dibër, të infektuarit në mjekim shtëpiak janë më gjendje të mirë

Advertisment

41 persona janë të infektuar me COVID-19 në Dibër, në mesin e të cilëve njëri tashmë ka ndërruar jetë. Ndër të prekurit është edhe pediatri Arben Agolli. Në ditën e 9 të izolimit, thotë se ndihet mirë, ndërsa shqetësime të vogla me kollë ka pasur vetëm në ditën e 5 dhe 6 që kur doli pozitiv me virusin korona, ndërsa shton se nuk ka pasur aspak temperaturë.

“Kisha ca shqetësime të vogla, një farë kolle që më shqetësonte nga pak, por për fat të mirë pa temperaturë pa shqetësime të tjera. Sot e kam ditën e 9, ndihem shumë më mirë. Ajo që më bën të ndihem mirë është edhe fakti se ka filluar të më kthehet oreksi, sepse kisha shumë probleme me oreksin, haja dhe pija shumë dobët, por nga dje edhe sot gjendja ka nisur të shkojë për së mbari”, tha Agolli.

Reklame

Pediatri Agolli duke folur për TV21 tregon se në gjendje të mirë janë edhe 4 kolegët e tjerë të klinikës pediatrike në Dibër, që po ashtu dolën pozitiv me virusin korona. Tashmë 6 ditë mjeku dibran pohon se po mjekohet me azitromicinë, ndërsa merr edhe sasi të larta të Vitaminës C, përcjell DibraJon.

E terapisë aktuale që u jepet të infektuarve pritet që sot t’i shtohet edhe klorokina, që e kombinuar me azitromicinë, jep rezultate efektive. Këtë gjë për TV21 e konfirmon edhe infektologu Sefedin Duka, i cili bashkë me pjesën tjetër të stafit mjekësor në Dibër tashmë me jave janë në vijën e parë të frontit kundër virusit, duke i mbikëqyrur të infektuarit që janë në mjekim shtëpiak.