Nisma për thirrjen e seancës së Kuvendit, Xhaferi ende pa përgjigje

Advertisment

Kryetari i Kuvendit akoma nuk është prononcuar për kërkesën e 35 deputetëve të LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët, Besës, Alternativës dhe deputetëve të pavarur për thirrjen e seancën së Kuvendit, përcjell GazetaExpress.

Ndërkohë pas kërkesës së kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh mbi çështjen e kthimit të Kuvendit, presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA-n ka njoftuar se takimin do ta thërras në gjysmën e parë të muajit maj. Takim liderësh për këtë çështje kërkoi edhe BDI e cila nuk mbështet nismën e partnerit të koalicionit për kthimin e Kuvendit në funksion.