Një 29 vjeçar shqiptar, gjendet i vd ekur në qelinë e tij në një bu rg në Britani

Advertisment

Një shqiptar nga Kosova është gjendur i vd ekur në një b urg në Belmarsh të Britanisë.

Liridon Saliuka, 29 vjeçar, nga fshati Gradicë, komuna Drenasit, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër. Ai është gjendur i vd ekur me dy janar në qelinë e tij, në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh. Autoritetet britanike e kanë konsideruar si vetëvr asje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obd uksionit, dhe nuk pajtohen me to. Saliuka, jetonte në qytetin Harrow në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në parab urgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u ak uzua për vr asje në një klub në lindje të Londrës.

Reklame

Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast. Motra e Liridonit, Dita, i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin. Liridoni, dy vite më parë kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.

Motra e tij kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në bu rg, pasi kishte folur më të për kushtet brenda bu rgut përfshirë rr ezikun për jetë, duke thënë se po kër cënohet. Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vd ekja e Liridonit është sh qetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vd ekjes së tij”.

Lidhur me vr asjen e Liridon Salikuka, është folur edhe në Parlamentin britanik./Telegrafi/