Një burrë dhe një grua të dyshuar për koronavirus kanë ikur nga spitali

Policia i gjeti në shtëpinë e tyre Pasditen e sotme një burrë dhe një grua të kthyer nga Italia, ndërsa të vendosur në spitalin e Shtipit në Maqedoninë e Veriut, për shkak të dyshimeve për koronavirus kanë ikur nga spitali.

Sipas informatave të TV21, ata me dhunë e kanë thyer dritaren dhe kanë dalë përmes saj, me ç’rast janë larguar në drejtim të panjohur.

Reklame

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe për partneren e tij kroate të cilët para disa ditësh kanë mbërritur nga Italia.

Sonte janë zbuluar në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku, sipas ekipit policor së bashku me ekspertë nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen t’i kthejnë në spital./TV21