Një burrë gëlltitë kufjen derisa po flinte duke dëgjuar muzikë

Një burrë po paralajmëron njerëzit që të mos përdorin kufjet kur flenë pasi u deshtë që mjekët t’ia hiqnin një të tillë nga fyti.

Brad Gauthier ka treguar ngjarjen në Facebook. Ai thotë se kishte shkuar të flinte të hënën derisa po dëgjonte muzikë. Ai u zgjua të martën, hoqi borën nga oborri për rreth një orë dhe u kthye brenda për të pirë ujë, por nuk i kalonte nëpër fyt.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Gauthier i cili banon në Worcester vërejti se i mungonte një prej kufjeve, për të cilat thotë se i përdorë zakonisht për të fjetur, shkruan WWLP-TV, transmeton AP.

Djali i tij më pas i tha se ndoshta mund ta kishte gëlltitur kufjen, ndërsa një radiografi tregoi pikërisht këtë. Pajisja e vogël plastike kishte mbetur në ezofagun e tij.

Mjekët i hoqën kufjen, ndërsa Gauthier tha se nuk kishte ndjerë ndonjë parregullsi në shëndet kur e kishte kufjen brenda trupit të tij. Megjithatë, ai bën thirrje tek të tjerët që të mos flenë me kufje.