Një delegacion i ekonomisë gjermane do t’i lidhë kompanitë e Maqedonis me kompanitë gjermane

Advertisment

Një delegacion i ekonomisë gjermane në vend gjatë tetorit organizon dy ngjarje përmes të cilave do t’i lidhë kompanitë e Maqedonisë me kompanitë jashtë vendit.

Siç paralajmërojnë nga data 22 e deri më 22 tetor së bashku me Shoqatën e Industrisë Metalike dhe Elektrike – MAMEI, do të mbahet konferenca digjitale dhe panair „Macраedonian Manufacturing Expo“.

Reklame

Qëllimi është që kompanitë gjermane t’u ofrojnë mundësi të gjenden furnitorë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Sivjet presin 30 kompani gjermane të marrin pjesë në Macedonian Manufacturing Expo.

Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe ekonomisë Gjermano-Bullgare më 29 tetor organizon udhëtim të përbashkët hulumtues në temë industria e minierave në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë.

Në konferencën digjitale ekspertë nga industria e minierave do t’i prezantojnë mundësitë dhe potencialin në këtë sektor në të dyja vendet si dhe mundësitë të cilat ofrohen për kompanitë gjermane në këto tregje në fushën e industrisë së minierave, inxhinierinë mekanike dhe përpunimin e lëndëve të para.