Një deputet i BDl-së infektohet me Covid 19, ja kush është (FOTO)

Advertisment

Deputeti i BDlsë, Ismail Jahoski i njohur si pronari i kompanisë Pucko Petrol, ështê shtruar në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e Covid-19, mëson Zyrtare.net nga burime të afërta me Jahoskin dhe partinë e tij.

Për momentin, Jahoski është në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa stafi i Klinikës Infektive është duke e mbajtur nën kontroll.

Reklame

Jahoski ka qënë për disa mandate kryetar i komunës së Pllasnicës, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi mandatin e deputeti në zonën zgjedhore numër 5.