Një dërgesë e dyshimtë ka arritur në Ambasadën britanike në Shkup

Advertisment

Një paketë e dyshimtë, e adresuar për një të punësuar, ka mbërritur dje në Ambasadën britanike në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, dje në orën 14:05 në Stacionin Policor për Siguri të Jashtme Fizike – Shkup, nga Ambasada britanike është denoncuar se me postë ka arritur një paketë e dyshimtë, e adresuar për një punonjës që nuk priste ndonjë dërgesë.

Reklame

Gjatë masave të ndërmarra, një efektiv i policisë nga Njësiti për Zbulimin e Mjeteve Eksplozive dhe Pajisjeve përcaktuan se nuk ishte mjet eksploziv, por në dërgesën kishte zarf të bardhë, në të cilin kishte dy epruveta, të cilat janë konfiskuar dhe janë dhënë për ekspertizë mjeko-ligjore.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, shtoi MPB-ja.