Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

Një diplomate maqedonase bëri vetëvrasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në New York, informon “MKD.mk”, duke cituar “Fox News”.

Ajo u dërgua në një mision të përhershëm në OKB dhe u gjet nga policia me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.

Reklame

Sipas kujdestarit të ndërtesës, ajo jetoi vetëm në katin e katërt për dy vjet.

“Fox News” ende nuk ka marrë koment zyrtar.