Një fëmijë një vjeç v des nga koronavirusi në Kosovë

Katër viktima – në mesin e tyre një fëmijë një vjeç – dhe 170 raste të reja me koronavirus u raportuan sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, fëmija një vjeç ka vdekur në Prishtinë, ndërsa rastet e tjera të vdekjes janë regjistruar në komunat: Ferizaj, Mitrovicë dhe Podujevë.

Reklame

Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 2,545 mostrave.

Shifra prej 170 nënkupton që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 106,192 raste me koronavirus dhe 2,202 viktima.

Sipas IKSHPK-së, 97,057 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 389 prej tyre në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,933.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të muajit mars me 24,000 dozat e vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë, vendi ka pranuar edhe mbi 4 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si donacion nga Bashkimi Evropian.