Një gotë verë e kuqe para gjumit baras me 1 orë palestër

77

Një gotë verë e kuqe para gjumit ju ndihmon të dobësoheni, pasi konsumimi i saj është i barabartë me rezultatet që mund të arrihet me një orë në palestër.

Sado e pabesueshme të duket, ky është zbulimi i fundit që vjen nga Universiteti i Albertës në Kanada për këdo që nuk arrin që me pajisjet e fitnesit të ulë peshën e tij apo të saj.Hulumtimi i kryer nga Jason Dyck zbuloi se përfitimet shëndetësore nga antioksiduesi resveratrol që gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, si rrjedhojë edhe në verën e kuqe, janë si ato që marrim nga stërvitja. Resveratroli funksionon sepse vepron për të parandaluar që qelizat yndyrore të fitojnë më shumë yndyrë.

Ky lajm i mirë mbështetet nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror i Uashingtonit dhe Harvardit, të cilët kanë zbuluar se një gotë verë e kuqe në mbrëmje (ose dy) mund të ndihmojë vërtetë në humbjen e peshës.

Sipas studimeve, ju mund të ndihmoni në parandalimin e shtimit të peshës me 70 përqind të nga pirja e të paktën e dy gotave verë në ditë, dhe vera e kuqe është alternativa më e mirë për shkak të resveratrolit.

Por për rezultate më të mira, vera duhet të pihet në mbrëmje.Me sa duket kaloritë nga vera do të ndihmojnë në frenimin e dëshirave për ushqime të gatshme apo patetina natën vonë, një nga shkaqet e mëdha për shtimin e peshës.