Një grua 44 vjeçare humbi jetën në aksidentin në rrugën kah Banja e Tetovës

Advertisment

Në një aksident trafiku mbrëmë rreth orës 23 në rrugën Tetovë-vendi Banjiçë, jetën e humbi një grua 44 vjeçare nga Tetova, ndërsa janë lënduar edhe tre persona. Aksidenti kishte ndodhur kur një veturë e markës mercedes me targa të Tetovës të cilin e drejtonte Sh.G (32) nga Liseci te ura e betonit në rrugë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum, transmeton MIA.

“Në vetë vendin e aksidentit M.K. (44) nga Tetova për shkak të lëndimeve të renda trupore ka ndërruar jetë. Lëndime të renda trupore ka marrë bashkudhëtarja Sh.K (19) nga Tetova, përderisa bashkudhëtari E.B (34) nga
Gostivari dhe shoferi kishin marrë lëndime trupore. Të gjithë janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Reklame

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer përfaqësues të Prokurorisë Themelore Publike nga Tetova si dhe shërbime të ekspertëve pranë SPB Tetovë. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.