Një hafize e re nga Dobroshti, Sara Aliti!

Advertisment

Më 14.10.2020 (e mërkurë), xhemati i Tetovës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Sara Emin Aliti, të kryer pranë Muhafizit Mahmud ef. Asllani.

Hafizja është e lindur më 05. 07.1998 në fshatin Dobrosht – Tetovë, hifzin e ka filluar më 06.08.2017, kurse e ka përfunduar më 31. 03. 2020. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar;
Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;
Hfz. Havzi ef. Ramadani anëtar.

Reklame

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, mori pjesë: u. d. Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Sekretari i Myftinisë së Kërçovës Qamil ef. Rushit, Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë dhe Drejtori i diasporës pranë BFI – së dr. Selver ef. Xhemaili, ish myftinjtë e Tetovës Alifekri ef. Esati, Imami i xhamisë Amdiarif ef. Xhemi, ish kryetarët e Kuvendit të BFI – së H. Haki ef. Agushi, profesorë nga FSHI – Shkup, profesorë nga Medreseja “Isa – Beu”, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.

Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti u.d. Kryetari i BFI – së Reisul Ulema hfz. H. Shaqir ef. Fetai. Ai hafizes së re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Shkupit dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.

Në shenjë respekti Rijaseti i BFI – së, Myftinia e Tetovë, FSHI si dhe Këshilli i xhamisë hafizes së Re iu ndanë nga një dhuratë simbolike, ndërsa në namazin e drekës priu ish Myftiu i Tetovës.

Free Download WordPress ThemesFree Download WordPress ThemesDownload WordPress Themes FreeDownload Premium WordPress Themes Freefree online coursedownload huawei firmwarePremium WordPress Themes Downloadudemy free download