Një i punësuar pozitiv me Kovid-19 e mbylli Komunën e Strugës

Advertisment

Një nëpunës i punësuar në administratën komunale në Strugë është pozitiv me Kovid-19, dhe për këtë Vetëqeverisja Lokale ka sjellë vendim që shërbimet në Komunë të mos punojnë deri të hënën e ardhshme.

Pas konsultimeve të realizuara me institucionet kompetente nga komuna u kanë bërë thirrje të punësuarve në administratë që të mbesin në vetizolim, ndërsa gjatë paraqitjes eventuale të simptomave të virusit korona t’i kontaktojnë mjekët amë.

Reklame

“Pasi situata me pandeminë po përkeqësohet, ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe t’i respektoni masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim që të pengohet përhapja e pandemisë”, bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Strugës.

Në ndërkohë do të analizohen dhe kontrollohen të gjitha kontaktet të cilat i punësuari i ka pasur me personat tjerë në Strugë që të zbulohen të infektuarit tjerë eventual. Përndryshe, personi pozitiv në Kovid-19 është në izolim shtëpiak me pasqyrë të lehtë klinike.