Një i vdekur dhe 26 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe, ka njoftuar opinionin se janë regjistruar edhe 26 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Gjithashtu, ministri njoftoi se mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me koronavirus, bëhet fjalë për 79 vjeçarin nga Dibra.

Numri total i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut tashmë është 285.

Por ne këto numra të frikshëm ka edhe një lajm të mirë. 9 pacientëve të infektuar që kanë qëndruar në Klinikën e Shkupit janë lëshuar në shtëpi pasi që testet në ditën e djeshme rezultuan negative.