Një i vdekur dhe 26 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Advertisment

Një viktimë dhe 26 të infektuar nga Covid-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktima që u regjistrua është nga Shkupi është një 80-vjeçar.

Reklame

Ndërkaq të infektuarit janë 11 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 3 nga Tetova, 6 nga Struga dhe nga një në Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Negotinë.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1 mijë e 326, kurse i viktimave në 57. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacientë, prej të cilëve dy kanë qenë në mjekim spitalor, kurse 34 në mjekim shtëpiak.