Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan ,Peqin në Shqipëri.

Në këtë aksident është përfshirë një makinë e tipit ‘Mercedes’ me targa të Maqedonisë, që drejtohej nga M.K, 38 vjec.

Sipas policisë, aksidenti erdhi nga shkaqe ende të panjohura, kur ka pasur një përpaslje direkte mes një makine të tipit Suzuki që drejtohej nga shtetasi shqiptar H.R, 67 vjec nga Elbasani si dhe makina e tipit Mercedes që drejtohej nga 37 vjecari nga Maqedonia, përcjell INA.

Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi shqiptar A.H, 55 vjec, banor i Tiranës, që ishte bashkëudhëtar në makinën Suzuki. Personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar me lëndime më të lehta. (INA)