Një ilaç që mund të kurojë efektet e rënda të koronavirus

Aksionet e firmës bioteknike amerikane Gilead Sciences u rritën gati 5% pasi një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit tha që medikamenti me emrin Remdesivir, po tregon shenja se mund të jetë në gjendje të ndihmojë në trajtimin e koronavirusit vd ekjeprurës, raporton CNN.

“Ka vetëm një ilaç tani për tani që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet të vërtetë dhe ky është remdesivir,” tha Bruce Aylward, ndihmesi i drejtorit te përgjithshëm te Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në një konferencë për shtyp në Pekin.

Reklame

Zyrtarët e OBSH shtuan se jane bere provat klinike te remdesivir te njerëzit.
“Dy studimet një tek pacientët e prekur rende dhe nje tjeter ne gjendje me te moderuar nga koronavirusi, aktualisht janë ne vleresim e siper dhe priten rezultate ne prill” thane burimet.

Sipas tyre, në fillim të shkrurtit autoritetet shëndetësore kineze thane se remdesivir, një ilaç eksperimental që është përdorur për të trajtuar virusin Ebola, mund të luftojë simptomat e koronavirusit.

Kompania gjithashtu tha në një deklaratë se remdesivir ka demonstruar një sukses për trajtimin e MERS dhe SARS, dy viruse të ngjashme me koronavirusin.

Në fillim të këtij muaji, Instituti Amerikan i Shëndetit i SHBA (NIH) njoftoi se Remdesivir mund të parandalonte koronavirusin tek majmunët