Një kosovar i arrestuar në Maqedoni rezulton pozitiv me Kovid 19

Advertisment

Në mesin e 89 personave të infektuar me Kovid 19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut është evidentuar edhe një person nga qyteti Strumicë, në lindje të vendit. Mirëpo nga Enti Shëndetësor në këtë qytet bëjnë të ditur se në fakt personi i infektuar nuk është nga Strumica, por një shtetas i Kosovës që është arrestuar dje. Në bazë të protokoleve për shtetas të huaj atij i është bë testi dhe ka rezultuar me Koronavirus, raporton Gazeta Lajm. Burime policore kanë bë të ditur se bëhet fjalë për shofer kamioni.

Ai është arrestuar të dielën në Maqedoni të Veriut, teksa po bartte 113 emigrantë, ka bërë të ditur MPB.

Reklame

Siç është raportuar, Policia gjatë mesditës së djeshme ka arrestuar 30-vjeçarin me inicialet I.P., pasi në kamioni e tij frigorifer, kishte 113 emigrantë.

Në kamionin me tabela të Shkupit, ishin 110 emigrantë nga Bangladeshi, dy prej Myanmarit dhe një prej Indisë.

Shoferi është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritët aktakuzë.