Një kumanovar është gjetur i vdekur afër një pompe benzine në Shkup

955

R.L. (40) nga Kumanova është gjetur i vdekur dje pasdite në afërsi të një pompe benzine në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shkup.

Siç njoftoi MPB-ja, rastin në pompë e ka denoncuar një person i panjohur femër, ndërsa i punësuari i pompës së benzinës e ka informuar stacionin policor Gazi Babë.

Me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi.