Një kuzhinier erdhi nga Pekini në Tiranë, nuk u kontrollua (video)

Advertisment

Tregëtarët kinezë pranë Medresesë në Tiranë, janë të shqetësuar. Ata thirrën ABC News për të denoncuar një rast, që sipas tyre, rrezikon të sjellë koronavírùsin në Shqipëri.

Sipas tyre, kuzhinieri i një restoranti kinez në zemër të Tiranës, ka mbërritur ditën e shtunë në Rinas, pasi ishte nisur nga Pekini.

Reklame

Shuo Chen shprehet se “minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë”.

Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai mund të mbart vírùsin vd ekjeprurës.

 

ABC News kontaktoi restorantin kinez ku punon kushinieri LF në një bisedë telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.

Pas shfaqjes së Koronavírùsit, jeta e qyetarëve kinezë në Shqipëri ka ndryshuar. Tregëtarët janë në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tyre, për tu siguruar që vírùsi nuk u është afruar.