Një lajm i mirë nga zv/ministri i Transportit. Banesa sociale në Saraj dhe Dibër

Advertisment

Një lajm i mirë vjen nga Zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ku sapo njoftoi se qeveria ka miratuar që në komunën e Sarajit dhe Dibrës të ndërtohen banesa sociale.

“Qeveria sot miratoi, programin për finacim të planeve urbanistike te propozuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe programin per punë dhe planin zhvillimor si dhe Planin operativ vjetor të Shoqeris akcionare për menaxhim të hapësirave afariste në pronësi shtetërore ku parashihen ndërtim të banesave sociale në Saraj dhe Dibër” ka shkruar Rexhepi
Nga ana tjetër edhe kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka falenderuar Rexhepin për një bashkëpunim të madh mes dy institucioneve.

Reklame

“Disa vendime qeveritare shumë të rëndësishme për Komunën e Dibrës. Ky është rezultat i bashkëpunimit në mes Komunës Dibër dhe pushtetit qëndror në këtë rast Ministrisë së transportit dhe lidhjeve ku zv. ministri z.

Bekim Rexhepi – Faqja Zyrtare , me kujdes dhe angazhim të veçantë përmbushi premtimet e dhëna në takimet të cilat i kemi pasur kohë më parë në favor të qytetarëve të Dibrës. Ju falënderit shumë z. Zv ministër !

1. Miratohet financimi i planit urbanistik gjeneral për Komunën e Dibrës në bazë të kërkesës nga komuna. Ky plan është vital për zhvillimin e qyetit tonë dhe është dashur para 10 vjetësh të abdejtohet.

2. Ndërtimi i banesave socijale që zbut strehimin e rasteve socijale në komunën tonë” thotë në falenderimin e tij Duka. /TS