Një lajm i rëndësishëm për mërgimtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Maqedoni

Advertisment

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Herecegovina, të gjitha këto shtete janë shpallur si zona të rrezikshme për të udhëtuar nga autoritetet gjermane, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në listën më të re të qeverisë gjermane gjenden 130 vende të rrezikuara, ndërsa lista është përpiluar sipas udhëzimeve të institutit Robert Koh.

Reklame

Duhet sqaruar se ky vendim nuk është ndalim udhëtimi, por paralajmërim, që do të thotë se shtetasit gjerman mund të udhëtojnë në këto vende, por shteti gjerman nuk merr obligim për kthimin e tyre në rast të ndonjë sëmundje gjatë udhëtimit.

Gjithashtu personat që kthehen nga këto vende mund të futen në karantin dhe siguracionet gjermane mund të mos mbulojnë trajtimin e tyre shëndetësor. Por kjo listë me 130 shtete që janë shpallur të rrezikuara nga qeveria gjermane ndryshohet pothuajse cdo ditë, prandaj mund të ketë ndryshime.

Kushtet për shpalljen e një vendi të rrezikshëm për të udhëtuar janë numri I të infektuarve, numri I testeve, kapacitetet e trajtimit të të sëmurëve dhe higjiena. Maqedonia dhe vende tjera të rajonit mund të hiqen nga kjo listë nëse ulet numri I të infektuarve.

Kjo do të thotë se mërgimtarët që vijnë nga Gjermania në Maqedoni, kur të kthehen në Gjermani mund të futen në karantinë, nëse nuk kanë një test që është bërë Brenda tre ditëve. Megjithatë, karantimi në Gjermani ndryshon sipas landeve, do të thotë se nëse disa lande mund të mos vlej rregulli i karantinimit. (INA)