Një libër që po tremb Shtëpinë e Bardhë, administrata Trump ngre padi

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur një padi për të parandaluar ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton të botojë një libër për kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ankesës, libri përmban “informacion të klasifikuar”.

Reklame

Kjo padi vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha që Bolton mund të përballet me “probleme kriminale” për botimin.

Libri, me titull “The Room Where It Happened” (Dhoma ku ndodhi), pritet të dalë në treg në 23 qershor.

“Unë do ta konsideroj çdo bisedë me mua si president si shumë të klasifikuar,” u tha Trump gazetarëve të hënën. “Kështu që kjo do të nënkuptojë që nëse ai shkruan një libër dhe nëse libri botohet, ai është duke shkelur ligjin dhe unë mendoj se ai do të ketë probleme kriminale.”

Sidoqoftë, Unioni jofitimprurës Amerikan i Lirive Civile tha se “çdo përpjekje e administratës Trump për të ndaluar botimin e librit të John Bolton do të dështojnë”.

Avokati i Bolton, Charles Cooper, tha se ata po shqyrtonin padinë dhe “do të përgjigjen në kohën e duhur”.

Në janar, Shtëpia e Bardhë tha se libri përmbante detaje “sekrete” që duhen hequr, megjithëse Bolton e hodhi poshtë këtë.

Sidoqoftë, pretendimet që thuhet se përmbahen në dorëshkrim – përfshirë atë që Trump tërhoqi ndihmën ushtarake për të bërë presion Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të filluar një hetim korrupsioni ndaj kandidatit presidencial demokrat Joe Biden dhe djalit të tij Hunter – formuan një pjesë qendrore të procesit të shkarkimit të presidentit Trump në fillim të këtij viti .

Presidenti Trump mohoi raportet dhe u lirua pas një gjyqi dy-javor në Senatin e kontrolluar nga republikanët, në cilin nuk u thirr asnjë dëshmitar.

Bolton u bashkua me Shtëpinë e Bardhë në Prill 2018 dhe u largua në Shtator të 2019, duke thënë se ai kishte vendosur të hiqte dorë nga këshilltari i sigurisë kombëtare. Presidenti Trump, megjithatë, tha që ai kishte shkarkuar Bolton sepse kishte patur papajtueshmëri të mëdha me të.

70-vjeçari Bolton ka qenë një figurë prezente prej 4 dekadash në politikën e jashtme të SHBA. Eksperienca e tij e parë politike daton në 1964 si vullnetar në fushatën e Barry Goldwater në Arizona. Ai u shkollua në Universitetin e Yale. Karriera e tij vazhdoi si një nga këshilltarët dhe ndihmësit më të mirë të Bushit në Florida e më pas si ndihmës si Dick Cheney. / Opinion.al