Një mërgimtar nga Gjermania ka dhuruar mjete në para dhe pako për të mbrojturit në Shtëpinë “11 Tetori”

Advertisment

Fatmir Veapi, mërgimtar nga vendi në Gjermani, me rastin e festave të fundvitit ka ndarë donacion në mjete dhe pako për të gjithë të mbrojturit nga Shtëpia për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror “11 Tetori”.

Siç kumtoi Agjencia për Emigracion, Veapi për festa e ka vizituar vendlindjen e tij dhe në Institucionin publik , Shtëpinë “11 Tetori” e dorëzoi donacionin.

Reklame

Fatmir Veapi, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Emigracion Nikolla Shallvarinov u takua edhe me drejtoreshën e Shtëpisë “11 Tetori” Sonja Stameva.