Një mesazh profesorëve në universitete për mënyrën e notimit

Advertisment

Një student i cili studion në Rusi tregon
“Në Rusi nota më e lartë në provime është 5…

Nëse studenti nuk përgjigjet në asnjë pyetje dhe e dorëzon provimin e tij zbrazur pa shkruar asgjë merr notën 2..

Reklame

Në ditët e para në Universitetin e Moskës, nuk e dija këtë sistem dhe i habitur e pyeta profesorin Teodor Medraof: “A është e logjikshme që ai i cili nuk përgjigjet në asnjë pyetje ta marr notën 2, ai duhet ta marr 1 ose 0 nëse llogaritet me pikë, a sështë kjo logjika?”

Buzëqeshi dhe më tha:”Si t’ia japim një krijese njerëzore 0?

 

Kurse ai është zgjuar për çdo ditë në ora 7 që të prezentoj në të gjitha ligjëratat?

Si t’ia japim 0 kurse ai është përpjek që në këtë mot ekstrem të ftohtë të arrij me kohë në provim dhe të mundohet të u përgjigjet pyetjeve!

Si t’ia japim 0 kurse ai i ka kalu netët i preokupuar me provime, ka shpenzuar para të shumta për studime dhe është distancu nga jeta normale duke iu përkushtuar studimeve?!

Këtu djalosh nuk japim 0 ose 1 vetëm pse nuk është përgjigj në disa pyetje, ne e respektojmë atë si njeri i cili zotëron logjikë dhe ka sakrifiku shumëçka për studimet e tij, ne nuk e vlerësojmë vetëm provimin e tij, por e vlerësojmë njerëzoren e tij.”

Në fakt mbeta i shtangur dhe nuk dija se çfarë të shtoj më shumë…

Mendova se sa pak vlerësohet njerëzorja tek ne, e sa shumë poshtërohet njeriu në bankat e shkollës…

Për këtë, desha këtë mesazh t’ua dërgoj mësuesve të vendit tim që ta ndryshojnë sistemin e dështuar dhe metodat e mësimdhënies, nëse dëshirojmë të nxjerrim gjenerata që në zemra mbajnë krenari, e në kokë dituri.

Përkthim: dr.rijadimeri