Një mjek, infermiere dhe një teknik mjekësor nga Klinika e Nefrologjisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19

Advertisment

Një mjek, infermiere dhe një teknik mjekësor nga Klinika Universitare e Nefrologjisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë, për MIA informojnë se të tre rastet nuk janë nga i njëjti departament i Klinikës.

Reklame

Infermierja, siç theksohet, ka simptoma të lehta, dhe tekniku mjekësor është pa simptoma të etheve dhe kollës.

Ndërsa mjeku është në vetizolim për tre ditët e ardhshme.

Nga Ministria theksojnë se nuk ka asnjë staf të vetizoluar sipas vlerësimit nga epidemiologët.