Një mjek zemërmirë, që lau borxhet e 200 pacientëve me k ancer

Viti 2020. Kohë e vështirë për këdo në glob për shkak të pandemisë. Por me siguri ditët më të vështira i kaluan personat e prekur nga sëmundjet e rënda.

Një doktor zemër bardhë vendosi të ndihmojë pacientët që u sprovuan rëndë. Doktor Omar Atik prej mëse 20 vitesh u shërbente në qendrën e tij pacientëve me kancer. Por vitin që lamë pas, vendosi të bëjë një gjest human.

Në fund të vitit dhe me rastin e festave, u dërgoi kartolina afro 200 pacientëve. I lajmëroi se borxhet që kishin akumuluar në fatura, ishin shlyer nga vetë qendra spitalore.

Doktor Atik arriti të shlyejë një borxh prej 650 mijë dollarësh në fatura e shërbime të pacientëve. Kur media amerikane kërkoi të dijë për veprimin human të doktorit, ky i fundit u shpreh thjeshtë… ku kishte kohë më të mirë, për të ndihmuar njerëz të sprovuar nga sëmundja e rëndë.