Një mjeke nga Maqedonia ndëroi jetë nga Covid-19

Një mjeke në Maqedoninë e Veriut sot ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Ajo ndërroi jetë në Klinikën Infektive në Shkup, ku për momentin është duke u mjekuar ende bashkëshorti i saj, i cili poashtu është i infektuar nga Covid-19.

Reklame

Mjekja Biljana Içeva ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare dhe ka punuar në Banjën Minerale në Negorcë.