Një nxënës nga Tetova zgjodhi kubin magjik për tre minuta (VIDEO)

Advertisment

Nxënësi Mal Hajrullahi (14) nga Tetova për tre minuta e zgjodhi kubin magjik, i cili mund të shihet në videon nga vëllai i tij tetëvjeçar Korabi.

Korabi, i cili si shumica të moshës së tij ka kanalin Jutjub me emrin Najl (Nile) ku prezanton si e kalon disa nga video lojërat, por edhe raste të ndryshme nga përditshmëria. Në njërën nga këto incizime e paraqet vëllain e tij Korabin i cili e zgjidh kubin magjik në format 3х3 për tre minuta e tetë sekonda.

Reklame

Korabi ka 8 vjet dhe është në klasën e tretë. Nga videoja mund të shihet se rrjedhshëm e flet gjuhën angleze. Mali është në klasën e nëntë dhe ka 14 vjet, ndërsa trajnon basketboll. Të dy janë nxënës të SHF Naim Frashëri në Tetovë.