Një person bie nga teleferiku

Advertisment

Një person rreth të 30ve ka rënë nga teleferiku sot në qendrën e skijmit në Brezovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se personi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar në spitalin e Ferizajit.

Reklame

“Para një ore është raportuar se një person mashkull ka rënë ak sidentalisht nga teleferik në Brezovicë. Policia e ka dërguar deri ne ambulancën e Shtërpcës ku i është dhënë ndihma e parë fillestare, sipas mjekëve gjendje e ti është stabile kuptohet ka lëndime dhe e kanë transportuar në emergjencën e Ferizajt”, ka deklaruar Gashi.

Sipas policisë personi është rreth të 30ve. /Insajderi.com